Aplikacion
Një 59-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Shijak, pasi në banesën e tij u gjetën armë zjarri, armë gjahu, municion luftarak, armë të ftohta dhe lëndë narkotike.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi Sh. V., banues në Shijak, merrej me trafikimin e armëve me qëllim shitjen e tyre. Ai akuzohet për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve”, “Prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit në banesë, policia sekuestroi 2 armë zjarri pistoletë me krehra me fishekë, 3 armë gjahu, municion luftarak të kalibrave të ndryshëm, pjesë armësh, 3 palë dylbi (një për armë), një dron dhe 8 armë të ftohta. Po ashtu u gjetën 24 doza të dyshuara kokaine, një peshore elektronike dhe 6 celularë.
Policia bën me dije se vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë./ Zoom.al