zoom

Aktualitet

Italia e kërkonte për trafik heroine në organizatë kriminale, kapet për ekstradim 46-vjeçari (EMRI)

Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge u arrestua ditën e sotme. Policia njofton se ky person është lokalizuar e më pas arrestuar në Kavajë, ndërsa pritet ekstradimi i tij në Itali.

Gjykata e Katanzaros, më datë 4 korrik 2023, i ka caktuar 46-vjeçarit Samuel Garuja masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve

Operacioni u bë nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, në vijim të operacioneve policore për kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht. Garuja akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal, në Itali, për trafikim të heroinës.

“Në vijim të operacioneve policore për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 5”, thanë burime zyrtare.

Grupi kriminal ku merrte pjesë 46-vjeçari, dyshohet se gjatë periudhës 2013-2018, ka trafikuar drejt Italisë, sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike, kryesisht heroinë. Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura