zoom

Lajme

Ismajli zgjedh Torinon, zbulohen detajet e kontratës

Ismajli zgjedh Torinon, zbulohen detajet e kontratës

E ardhmja e Ardian Ismajlit do të jetë në Serinë A italiane. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, ka arritur marrëveshjen me Torinon, të paktën sipas asaj që raportohet nga mediat italiane.

28-vjeçari njoftoi zyrtarisht largimin nga Empoli dhe pritet firma me skuadrën e re, aty ku gjithçka duket e mbyllur.

Bëhet fjalë për një kontratë trevjeçare, e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2028, ndërsa lojtari do të përfitojë një pagë prej 1.1 milionë eurosh në sezon.

Me marrëveshjen që duket e mbyllur, pritet që Ismajli t’i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më pas do të zyrtarizohet si lojtari i ri i Torinos.