zoom

Bota

Ish-zv.kryeministri i Britanisë ndahet nga jeta pas betejës me sëmundjen e Alzheimer

Ish-zëvendëskryeministri laburist i Britanisë, John Prescott ka vdekur në moshën 86-vjeçare, pas një beteje me Alzheimerin.

Prescott shërbeu si deputet i Kingston on Hull East për 40 vjet dhe ishte pjesë kyçe e Laburistëve të Ri nën drejtimin e Sir Tony Blair.

Familja e tij tha se Prescott “e kishte kaluar jetën e tij duke u përpjekur të përmirësonte jetën e të tjerëve, duke luftuar për drejtësi sociale dhe duke mbrojtur mjedisin”.

Lord Prescott, sipas një deklarate, vdiq i qetë, i rrethuar nga të afërmit në një azil për të moshuar.

“John e kaloi jetën e tij duke u përpjekur të përmirësonte jetën e të tjerëve, duke luftuar për drejtësi sociale dhe duke mbrojtur mjedisin, duke e bërë këtë që nga koha e tij si kamarier në anijet e lundrimit deri në zv/kryeministrin më jetëgjatë të Britanisë”, deklaron familja e tij.

Lordi Prescott shërbeu si zv.kryeministër nën Sir Tony dhe u pa nga shumë njerëz si një lidhje kyçe me vlerat tradicionale të klasës punëtore të partisë në mes të shtytjes modernizuese.

Duke bërë homazhe për Prescott, Sir Tony tha se ishte i shkatërruar nga lajmi për vdekjen e tij. Sir Tony e përshkroi atë si “një nga njerëzit më të talentuar që kam takuar ndonjëherë në politikë”.