Aplikacion
“Ne përcollëm me dhimbje dhe i dhamë lamtumirën e fundit presidentit Bujar Nishani. Sot ju ftoj që në kujtim të tij, në respekt të zotit Nishani që ka qenë kryetari i parë i Këshillit Kombëtar të PD të mbajmë një minutë heshtje. I përjetshëm do jetë kujtimi i tij dhe respekti ynë për të. Shpallet kryetar nderi i Këshillit Kombëtar të PD”, tha kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka.