Aplikacion
Me kërkesë të prokurorisë Gjykata e Elbasanit dha sot masën “arrest në shtëpi” për dy ish-nëndrejtorët e Policisë së Elbasanit që ishin të pranishëm në konfliktin që solli vrasjen e Pjerin Xhuvanit prillin e vitit të shkuar.
Një prej nëndrejtorëve është edhe Nikollaq Palla, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe deklarim të rremë për rrethanat e ngjarjes.
Zoom.al mësohet se ai nuk ka treguar gjatë marrjes në pyetje të një rrethane të rëndë, ku një nga grupet e përfshira në konflikt I ka vendosur atij pistoletën në kokë.
Në fakt ky nuk ishte më një sekret, pasi gati një vit më parë, Zoom.al ka zbuluar se Nikolla Pallës gjatë përplasjes që solli vrasjen e Pjerin Xhuvanit, një nga grupet e armatosura në konflikt I kishte vendosur pistoletën në kokë.
Por pavarësisht kësaj, ish-nëndrejtori i policisë nuk e ka treguar këtë fakt para hetuesve.