Aplikacion
Ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi është paraqitur këtë të Enjte në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit.
Roshi mësohet se ka patur një fletë-thirrje nga Byroja Kombëtare e Hetimit, por ende nuk dihet se për cilën çështje ai ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme.
Roshi ka mbajtur postin e kryebashkikaut të Kavajës, por u shkarkua për shkak të ligjit të dekriminalizimit, për një dënim që kishte pasur në Itali.
