zoom

Të gjitha

Për herë të parë Monika Lubonja flet për marrëdhënien me Arjolën

Aktorja dhe ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Albania” Monika Lubonja e ftuar në emisionin “Wake Up” ka folur rreth marrëdhënies me Beatriks dhe Arjola.

Teksa tregoi se ishte ftohur marrëdhënia me Arjolën, Monika përmendi gjithashtu edhe Beatrix për të cilën tha se ishte më e qetë tanimë.

“Kam parë ndryshim të ftohtë me Arjolën, Kafen nuk e kemi pirë ende. Por kur ta pimë do kemi shumë gjëra për t’ia thënë njëra-tjetrës. Nuk jam takuar ende me Donaldin. Jam takuar me Beatrix, e pashë që ishte më e qetë. Kemi qenë në ditëlindjen e Big Mamës por nuk kam patur ndonjë takim. Me Fifin jam takuar normal. Jashtë ne do e shohim se kush ka bërë lojë dhe kush jo.”-wshtw shprehur Monika.

Që nga përfundmi i “Big Brother VIP Albania” është diskutuar shumë marrëdhënia midis Monikës dhe Arjolës, që u duk se u kris pas daljes së tyre nga gara. Shkak është bërë pikërisht spektakli i “Fan Club Big Brother VIP”, ku ra në sy reagimi i Arjolës kundrejt deklaratës së Monikës ku shprehte mirënjohjen dhe dashurinë për të./L.K

/Zoom.al