zoom

Kosova

Ish-komandanti i UÇK-së Sami Lushtaku dhunon kryetarin e LVV

Ish-komandanti i UÇK-së Sami Lushtaku dhunon kryetarin e LVV

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga ish-komandanti i UÇK-së, aktualisht kryetar i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Mehani, përmes një shkrimi të publikuar nga bashkëpunëtori i tij, Bahri Zabeli, ka thënë se iu mor edhe telefoni i tij personal.

“Të dashur miq, jam sulmuar nga Sami Lushtaku dhe banda e tij. Telefonin personal ma kanë marrë. Lus policinë të mbrojë familjen time dhe ftoj familjarët për përmbajtje”, ka thënë Mehani përmes Zabelit.

Lidhur me këtë situatë reagoi Lëvizja Vetëvendosje, të cilët kanë publikuar pamje të Mehanit dhe kanë kërkuar nga organet kompetente që ngjarja të trajtohet me urgjencë dhe të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.

Ndërkaq, kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka deklaruar se përkrahës të pushtetit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, kanë tentuar ta sulmojnë atë, ndaj edhe qytetarët kanë reaguar, duke theksuar se etiketime si “Sami Serbia” nuk do t’i tolerojnë.

Postime të lidhura