zoom

Aktualitet

Ish-drejtoresha e IKMT, Dallëndyshe Bici paraqitet në SPAK

Ish-drejtoresha e IKMT, Dallëndyshe Bici paraqitet në SPAK

Ish-drejtoresha e IKMT, Dallëndyshe Bici është paraqitur në SPAK. Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së saj në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa në pamje duket momenti kur futet brenda ambienteve.

Dallëndyshe Bici ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtueses së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit më 26 Janar.

Largimi i saj erdhi në një moment kur në të gjithë vendin po zhvillohej aksioni për lirimin e hapësirave publike.

Bici ishte riemëruar në këtë detyrë në korrik të vitit 2024, pasi më herët kishte mbajtur për një periudhë të shkurtër drejtimin e Kadastrës Shtetërore.

Në krye të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit pritet të emërohet Adriatik Kupi, i cili ka shërbyer më parë si administrator i Njësisë Administrative Petrelë në Tiranë, si edhe si drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

Postime të lidhura