zoom

Të gjitha

Ish-burri i kthehet Fjolla Morinës: Paskan filluar edhe “këngëtaret” të na bëhen psikologe?

“Njeriu, i cili nuk ka turp dhe nuk skuqet ka defekte në personalitetin e tij dhe nëse ka defekte në personalitetin e tij atëherë ai është objekt i studimit të psikopatologjisë. A po më kuptoni?”

Ky ishte postimi i pak ditëve më parë të Fjolla Morinës, që duket se ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Por jo vetëm të tyre, pasi ish-bashkëshorti i këngëtares, Fisnik Syla, duket se ka reaguar pas kësaj deklarate të saj.

Me ironi, biznesmeni i njohur nga Kosova shkruan se këngëtarja, duke e vendosur në thonjëza, ka nisur që të bëhet dhe psikologe.

“Paskan filluar edhe “këngëtaret” të na bëhen psikologe…?! Njerëzit e zgjuar kur e shohin se dikush i paska dasht vetëm për interes, ikin pa bërë zhurmë….Zhurmën e bën më vonë mungesa e tyre”, shkruan Fisniku.