zoom

Të gjitha

Ish-banori i BB VIP: Mozzik nuk zgjodhi të këndonte, por të rrinte me Donaldin

Ditën e sotme, në emisionin “Fan Club” në Top Channel u komentua hyrja e Mozzik-ut brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe mbështetja që bëri publikisht për Donaldin.

Hyrja e reperit të njohur në BB VIP është komentuar shumë si nga banorët ashtu edhe nga publiku. Madje aktori i humorit është dënuar nga “Vëllai i Madh”, pasi ai e futi edhe në ambientet e shtëpisë Mozzik-un.

I ftuar në studio ishte edhe ish-banori, Ardit Çuni, i cili tha se ishte shumë e tepërt. Sipas tij, Mozzik nuk zgjodhi që të këndonte, por të rrinte me Donaldin.

“Kam parë edhe Arjolën që ka thënë se dukej si koncert i Donaldit. Mozzik nuk zgjodhi të këndonte, por të rrinte me Donaldin. Ishte shumë e tepruar.

Deklarata e Mozzik duhej të ishte parashikuar më para. Edhe pse i ftuar special, në fund të ditës nuk bën ligjin në shtëpinë e tjetrit.

Ngelëm të gjithë, Arbana tha produksioni distancohet dhe e drejtë. Dikujt i thua se je mjalti i Shqipërisë, dikush kripa. Mirë tha Iliri unë jam lazanja e shtëpisë”, tha Arditi.

Ky i fundit shtoi se të gjithë mund të bëjnë tifo nga jashtë për kë të duan, por jo brenda shtëpisë. Këngëtari i njohur shtoi se dënimi për Donaldin mund të jetë një nominim.