zoom

Bota

Irani thirrje banorëve të Izraelit: Largohuni nëse e doni jetën

Irani thirrje banorëve të Izraelit: Largohuni nëse e doni jetën

Shefi i shtabit të forcave të armatosura të Iranit, Abdolrahim Mousavi, u bën thirrje banorëve të Haifës dhe Tel Avivit të evakuohen, duke paralajmëruar për sulme “ndëshkuese” të afërta.

“Operacionet ndëshkuese do të kryhen së shpejti”, thotë Mousavi në një deklaratë video të transmetuar nga televizioni shtetëror në ditën e pestë të konfrontimit vdekjeprurës.

Duke iu referuar Izraelit, Mousavi tha se “banorët e territoreve të pushtuara, veçanërisht Tel Avivit dhe Haifës, nxiten fuqimisht të largohen nga këto zona për hir të jetës së tyre”.

Gardat Revolucionare të Iranit thanë më parë se kishin nisur një sulm që synonte bazat ajrore izraelite nga të cilat pretendojnë se avionë luftarakë janë ngritur për të goditur Republikën Islamike.

“Në valën e re të sulmeve, një operacion raketor në shkallë të gjerë u krye kundër bazave ajrore të ushtrisë së regjimit sionist, të cilat janë bazat nga të cilat avionët luftarakë të regjimit ngrihen drejt vendit tonë të dashur”, thanë Garda në një deklaratë të transmetuar nga televizioni shtetëror.

Sirenat u aktivizuan më herët këtë mbrëmje në një pjesë të gjerë të Izraelit jugor, duke përfshirë bazat ajrore izraelite. IDF thotë se të dy raketat balistike u interceptuan.

Postime të lidhura