zoom

Lajme

Inter gjen zëvendësuesin e Calhanoglu

Inter gjen zëvendësuesin e Calhanoglu

Interi po punon që të mos gjendet i papërgatitur në rast të largimit të Hakan Calhanoglu.

Duket se fati i mesfushorit turk është vendosur: ai dëshiron të nisë një kapitull të ri të karrierës së tij. E nisur nga kjo, drejtuesit zikaltër po eksplorojnë disa mundësi për t’i dhënë trajnerit Kivu një lojtar cilësor në mesfushë.

Portugezja “A Bola” raporton se afrimi i ri mund të flasë sërish turqisht. Pëlqehet futbollisti i Benficës, Orkun Kokcu, dhe portugezët nuk do të bëjnë rezistencë nëse paguhet shifra e duhur.

Calhanoglu është një hap larg Galatasarayt dhe Interi e lë të lirë për të paktën 25 milionë euro. Kokcu ka një klauzolë shitjeje me vlerë 150 milionë euro, por drejtuesit portugezë mund ta shesin atë nëse zikaltërit paguajnë 40 milionë euro.

24-vjeçari luan si mesfushor i avancuar, por dallohet edhe për aftësitë mbrojtëse, si edhe është përdorur në krah, kur është parë e nevojshme. Në 91 takime, ai ka realizuar 19 gola dhe dallohet për gjuajtjen e tij të djathtë.

Interesim për futbollistin turk ka edhe nga skuadra e Romës.