zoom

Lajme

Inteligjenca Artificiale do futet shumë shpejt edhe linjat ajrore. Ja çfarë po ndodh

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale, AI, në qendrën e re të kontrollit të linjës easyJet, i ka lejuar ekipet të menaxhojnë më mirë fluturimet, ka njoftuar linja ajrore.

Bëhet e ditur se personeli në qendrën e kontrollit të integruar pranë aeroportit Luton, Bedfordshire, ka qasje në Jetstream, mjet ky gjenerues me AI. Ai thuhet se i ndihmon të zgjidhin më shpejt shqetësimet që i kanë në lidhje me pilotët dhe ekuipazhet në terren.

Në qendër punojnë më shumë se 250 persona dhe menaxhojnë programin ditor të easyJet me rreth 2,000 fluturime, shkruan BBC Përgjegjësitë e tyre përfshijnë planifikimin e rrugëve, shpërndarjen e pilotëve dhe ekuipazhit, mirëmbajtjen e aeroplanëve dhe komunikimin me pasagjerë.

Shefi i easyJet, Johan Lundgren, tha se tani stafi mund të përfitojë nga një qendër “moderne” për të punuar.

“Në easyJet, ne pamë që herët potencialin për të përmirësuar përvojën e klientit dhe efikasitetin operacional, të cilat mund të na ndihmojnë të ofrojmë një përvojë më të mirë fluturimi për klientët, ekuipazhin dhe pilotët tanë”, tha Lundgren. /ZOOM.AL/