zoom

Aktualitet

Inskenoi vdekjen e tij në Pukë, gjykata italiane i jep OK ekstradimit të Davide Pecorellit

Gjykata e Apelit të Perugias ka dhënë OK ekstradimit të Davide Pecorelli, një sipërmarrës 49-vjeçar i dënuar prillin e kaluar me 4 vjet burg nga gjykata e Pukës, në prefekturën e Shkodrës në Shqipëri, për një sërë krimesh që dyshohet se janë kryer në vendin tonë.

Pecorelli inskenoi vdekjen e tij në janar 2021 në Shqipëri për t’u zhdukur dhe u rishfaq disa muaj më vonë në Itali.

Ai u arrestua nga autoritetet italiane pas lëshimit të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar më 2 tetor 2022 nga gjykata e Pukës.

Davide Pecorelli ka qenë në qendër të një historie të ndërlikuar vitet e fundit. Me origjinë nga San Giustino Umbria,, ai kishte shkuar në Shqipëri ku inskenoi vdekjen duke i vendosur flakën automjetit të tij.

Por më pas ai u rishfaq në Itali në Detin Tirren. Ai tregoi një histori të një gjueti thesari, të stilit Konti i Monte Kristo. Megjithatë u zbulua gjatë hetimeve të hetuesve shqiptarë, në janar 2021 ai i vuri flakën një makine që kishte marrë me qira në Shqipëri, brenda së cilës gjeti mbetje eshtrash njerëzish për të simuluar vdekjen e tij.

Pas vendimit të tij fshihej një histori borxhesh, faturash të papaguara që do e dërgonin drejt thurjes së një plani për tu arratisur.

Për krimet për të cilat akuzohej në Shqipëri, ai u arrestua edhe në Itali. Në vitin 2022, Shqipëria kërkoi ekstradimin e tij dhe drejtësia italiane ka shprehur tashmë vendimin.