zoom

Aktualitet

Ervis Martinaj në stilin “Davide Pecorelli”? Avokati: Mund të ketë ndryshuar pamjen dhe tani…

Avokati Kujtim Cakrani në një lidhje Skype me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, tha se skenari i zhdukjes së Ervis Martinaj mund të jetë i ngjashëm me atë të Davide Pecorelli, që inskenoi vdekjen e tij dhe fshihej në Shqipëri.

“ E kam shprehur se besoj se është gjallë, se të tilla ngjarje në Shqipëri apo dhe në botë, kanë treguar se persona të tillë, kanë ndërruar pamjen dhe janë shfaqur në vende të tjera duke vazhduar jetën normalisht.

Martinaj mund të ketë bërë një skenar të ngjashëm me Pekorelin, ka ndërruar pamjen e po jeton diku tjetër. Nuk besoj se kanë shkuar tek shtëpia e tij duke dyshuar se është aty.

Ata kanë shkuar aty për të kontrolluar banesat dhe për të marrë qoftë ndonjë indicje, sic gjetën dhe armët. Ata kanë shkuar të vonuar normalisht, megjithatë objektivi i tyre ishte i qartë për të gjetur ndonjë provë të vogël,” tha ai.