zoom

Aktualitet

Inskenoi grabitjen dhe pagoi 30 mijë euro, Murseli pranon se ka urdhëruar vrasjen e gruas së tij

Inskenoi grabitjen dhe pagoi 30 mijë euro, Murseli pranon se ka urdhëruar vrasjen e gruas së tij

Naim Murseli, i arrestuar me dyshimin se ka paguar 30 mijë euro për ekzekutimin e gruas së tij ka dëshmuar të parë në polici.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Kosovë, këshilltari i ish- presidentit Behgjet Pacolli, ka pranuar se ka paguar para për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Murseli.

Këtë e pranoi më së pari autori i dyshuar i vrasjes, tashmë edhe ai i arrestuar së bashku me Naim Murselin. Granit Plava ka deklaruar para policisë së Kosovës se është paguar (ose i janë premtuar) nga bashkëfshatari i tij, Naim Murseli plot 30 mijë euro për t’i vrarë gruan.

Ngjarja edy ditëve më parë dyshohet se u inskenua që të ngjante si grabitje. Liridona Murseli u vra në sytë e dy fëmijëve të saj dhe në sy të bashkëshortit, i cili dyshohet se është ai që pagoi për ta parë të vdekur.