Aplikacion
Planet për një Kupë Bote me 64 ekipe do të vlerësohen pas turneut të vitit 2026, me shefin e FIFA-s, Gianni Infantino, i cili thotë se eventi duhet të jetë “për të gjithë botën”.
Propozimi për një turne të zgjeruar u paraqit vitin e kaluar, dhe Infantino u shpreh se suksesi i turneut të zgjeruar me 48 ekipe do të thotë që FIFA duhet të shqyrtojë se si mund të funksionojë një Kupë Bote me 64 ekipe.
“Këto janë të gjitha çështje që do t’i shqyrtojmë pas Kupës së Botës”, tha Infantino për transmetuesin zviceran Blue Sport, kur u pyet nëse turneu mund të shkoje në 64 ekipe.
Ndersa shtoi: “Kur organizohet një Kupë Bote, është e rëndësishme ta organizosh atë për të gjithë botën, jo vetëm për Evropën dhe Amerikën e Jugut, por në fakt për të gjithë botën. Çdo komb duhet të lejohet të ëndërrojë pjesëmarrjen në Kupën e Botës.
Mund ta shihni që cilësia e ekipeve është jashtëzakonisht e lartë dhe po rritet gjithnjë e më shumë në të gjithë botën. Nëse nuk u jepni vendeve më të vogla një shans për të marrë pjesë në Kupën e Botës, ato do të humbasin nxitjen për të vazhduar përmirësimin.”
Infantino tha se Kupa e Botës e parë me 48 ekipe ka qenë “një sukses i madh”, duke përmendur përparimin e nëntë nga 10 ekipeve afrikane në fazat eliminatore.
“Në Kupën e Botës të fundit, kishte vetëm pesë ekipe nga Afrika,” tha ai. “Kjo tregon se sa e rëndësishme është të përfshihen të gjitha ekipet – t’u jepet atyre kjo mundësi për të marrë pjesë.”