zoom

Slider

Indrit Tuci protagonist në Kroaci, me rrjetën e tij i jep një pikë Lokomotivës së Zagrebit

Indrit Tuci gjen golin e radhës me Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci. Sulmuesi kurbinas zhbllokoi takimin shtëpiak kundër Goricas.

Ishte minuta e 51’ kur 23-vjeçari dërgoi topin në rrjetë. Duke afruar skuadrën kryeqytetase me fitoren e dytë radhazi në kampionat.

Ky ishte goli i tretë sezonal në HNL për Tucin, i cili numëron edhe dy asiste për shokët e skuadrës.

Gjithsesi, Gorica gjeti rrugën e rrjetës 13 minuta përpara fundit dhe ndeshja përfundoi në barazim 1-1. /zoom.al/