zoom

Lajme

Incidenti në zyrën e PS, reagon i revoltuar Erion Braçe: Unë s’kam lekë për të blerë vota! Këlliçin e thirra unë

Incidenti në zyrën e PS, reagon i revoltuar Erion Braçe: Unë s’kam lekë për të blerë vota! Këlliçin e thirra unë

Erion Braçe ka reaguar i revoltuar në lidhje me incidentin e ndodhur në zyrën e PS-së, në zonën e tij elektorale, ku PD denoncoi se persona, punonjës të administratës kanë kryer krime zgjedhor.

Me anë të një videomesazhi në rrjetet sociale, Braçe mohon akuzat dhe tregon edhe bisedën sipas tij me Belind Këlliçin, të cilit shprehet se i ka thënë që “nuk ka lekë për të blerë vota”.

Sipas Braçes, Këlliçi i është përgjigjur se “nuk ka dyshim tek ai, as te Fatmir Xhafaj dhe as te Pandeli Majko”.

“Këlliçin e kam thirrur unë të hyjë në zyrë, i kam hapur dollapë, i kam treguar plaçka, kokoshka e ushqime, se këta për këtë kategori janë dhe më ka thënë se unë nuk dyshoj se ke blerë vota. Këtë nuk e bën as ti, as Majko dhe as Xhafa. Në zonën time jo që nuk është prekur votë në zonën time, por kurrë nuk është harxhuar lekë. Unë ia thashë në sy atij mostre që nuk kam lekë për të blerë vota. Nuk kam pasur kurrë lekë për të vlerë vota.  Unë nuk e bej, ndërsa Belindi dhe lloji i tij e bën këtë. Nuk ka një provë të vetme që të akuzojë një njeri të vetëm nga PS në njësinë 5 ku jam unë përgjegjës, që të ketë blerë gjysmë vote. E vërteta është që banda shëtitëse e Këlliçit ka sulmuar një ambient pune. Ka goditur një grua dhe një burrë. Procesverbali që ka mbajtur policia ka evidentuar vetëm kokoshkat, asgjë tjetër. Unë kam kërkuar që pakot e kokoshkave të hapeshin se mos kishte lekë atje,”- tha Braçe./ Zoom.al

Postime të lidhura