zoom

Lajme

Incidente dhe dhunë në “Elbasan Arena”, policia shoqëron 10 ultras të Tiranës

Incidente dhe dhunë në “Elbasan Arena”, policia shoqëron 10 ultras të Tiranës

Dhjetë tifozë të grupimit ultras të Tiranës, “Fanatics”, janë shoqëruar nga policia pas incidenteve të dhunshme të regjistruara para dhe gjatë ndeshjes mes AF Elbasanit dhe Tiranës në stadiumin “Elbasan Arena”.

Burime pranë uniformave blu bëjnë me dije se shoqërimet janë kryer për përfshirje në akte dhune, tensione dhe prishje të rendit publik gjatë zhvillimit të sfidës, e cila u fitua nga bardheblutë me rezultatin 1-3.

Sipas policisë, vijojnë verifikimet dhe puna për identifikimin e personave të tjerë që dyshohet se morën pjesë në incidentet që shoqëruan takimin e Superiores.

Tensionet nisën që në prag të ndeshjes, ndërsa situata u agravua edhe gjatë lojës, ku pati përplasje dhe ndërprerje, duke sjellë ndërhyrjen e forcave të sigurisë për rikthimin e normalitetit në stadium.