zoom

Aktualitet

Inceneratori i Tiranës / Lefter Koka dënohet me 3 vite burg, por masa i shuhet

Inceneratori i Tiranës / Lefter Koka dënohet me 3 vite burg, por masa i shuhet

Gjykata e Posaçme dënon me 3 vite burg ish-ministrin e Mjedisit dhe deputetin e LSI-PS, Lefter Koka për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Koka u shpall fajtor, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i ulet me një të tretën, me 1 vit dhe për 2 vitet e mbetura, izolimi rreth çështjes, quhet i vuajtur.

Në përfundim, duke përllogaritur kohën e paraburgimit dhe çështjes së arrestit, GJKKO vendosi shuarjen e masës së sigurisë për këtë dosje. Koka do duhet të qëndrojë edhe 5 vite larg çdo funksioni publik.

Verdikti u shpall sot nga trupa gjykuese, teksa ish-zyrtari i lartë ishte hetuar, arrestuar, gjykuar dhe dënuar edhe për rastet e inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit.

Të dënuarit e tjerë:

Bledar Karoli: 3 vjet burgim (2 vjet burg pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, i shuhet masa “arrest në burg” nëse nuk është i ndaluar për çështje tjetër.

Erjon Murataj: 3 vjet burg / 2 vjet burgim

Taulant Tushe: 3 vjet burg / 2 vjet burg (Shuarje të masës, nëse nuk ka masë sigurie për çështje tjetër) dhe i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për 5 vite.

Namik Simixhi: 3 vjet burg / 2 vite burg dhe i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për 5 vite. 

Silena Tola, Etleva Kondi, Alba Thoma dhe Pëllumb Abeshi janë të ndarë në një proces tjetër, për shkak të gjykimit të zakonshëm.

Postime të lidhura