Aplikacion
Pas pritjes që prej vitit 2015, Xhamia e Namazgjasë në Tiranë hapi dyert këtë të enjte për besimtarët myslimanë.
Në ceremoninë e inaugurimit ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe bashkëshortet e tyre.
Erdogan theksoi se kjo xhami është një dhuratë e Turqisë për besimtarët myslimanë në Shqipëri.
Si imam i Xhamisë së Namazgjasë u prezantua Gazment Teqja, i cili është Kryemyftiu i Tiranës.
Më herët, qarkulluan lajme se në krye të xhamisë do të ishte një imam turk, Enes Baştür.
Ndërkohë, besimtarë të shumtë janë mbledhur për të ndjekur ceremoninë e inaugurimit.


