Aplikacion
Identikiti i Papës së ri? Nëse do të shohim përbërjen e Konklavës, mund të arrijmë në një imazh të përafërt me Papa Françeskun.
Kardinalët që do të mblidhen së shpejti në Kapelën Sistine kanë përpara një sfidë të madhe: zgjedhjen e Papës së ri, një figurë që duhet të jetë në gjendje të mbledhë dhe të çojë përpara trashëgiminë e fuqishme të Papa Françeskut.
Papa i ndjerë ka lënë pas shumë procese të nisura dhe reforma që kërkojnë vazhdimësi. E ardhmja e Kishës Katolike do të shkruhet pikërisht mbi këto kapituj, të cilët nuk duhet të mbeten pezull apo të kthehen prapa.
Kur Benedikti XVI dha dorëheqjen në vitin 2013, Kisha po përjetonte një krizë të thellë; skandalet e abuzimeve seksuale, vala e dokumenteve të rrjedhura nga Vatikani (Vatileaks) dhe tensionet e brendshme e kishin lëkundur seriozisht “varkën e Pjetrit”. Në atë moment, kardinalët kërkuan një lider që do të rindërtonte Kishën dhe do t’i jepte një hov të ri misionit ungjillor. Jorge Mario Bergoglio – Papa Françesku mori këtë detyrë dhe e udhëhoqi Kishën përmes reformave të thella, përkundër shumë pengesave.
Reformat e Françeskut: Një trashëgimi që pret të realizohet
Në 12 vitet e pontifikatit të tij, Papa Françesku nisi reforma historike, si;
Një nga projektet më të rëndësishme të papërfunduara është ai i Kishës sinodale, një proces i thellë pjesëmarrjeje që synon ta bëjë Kishën më përfaqësuese dhe më të dëgjuar. Kjo reformë është planifikuar të kulmojë në një asamble të madhe në tetor 2028.
Një Konklavë me sfida dhe rreziqe
Papa i ri duhet të ketë autoritetin, kapacitetin dhe karizmën për të qeverisur një organizatë komplekse si Kisha Katolike. Ai do të duhet të vazhdojë reformat dhe të ruajë frymën e ndryshimit të nisur nga Françesku, përballë presioneve të restauruesve konservatorë që kërkojnë kthimin mbrapa në shumë prej këtyre çështjeve, nga qëndrimi ndaj të rimartuarve dhe çiftet gej, deri te dialogu me fetë e tjera.
Megjithëse 80% e kardinalëve që do të votojnë janë emëruar nga vetë Papa Françesku (108 nga 135), kjo nuk garanton vijimësinë e reformave. Trupi zgjedhës është shumë i larmishëm dhe përfshin edhe kritikë të fortë të linjës bergoliane, si ish-prefekti i Doktrinës së Besimit, kardinali Gerhard Ludwig Müller.
Një emër i papritur?
Siç ndodhi edhe në vitin 2013, rezultati i Konklavës mbetet i paparashikueshëm. Përtej listave që qarkullojnë në media, gjithçka do të varet nga ai që do të dijë të fitojë besimin e kolegëve me karizmën, qartësinë dhe vizionin e tij për të ardhmen e Kishës. /Zoom.al