zoom

Aktualitet

I vuri flakën makinës në Lushnjë, arrestohet autori me precedentë

I vuri flakën makinës në Lushnjë, arrestohet autori me precedentë

Një 39-vjeçar është arrestuar në Lushnjë si autor i dyshuar i djegies së një automjeti, ndërsa policia është në kërkim të një të riu që dyshohet se ka porositur krimin për shkak të konflikteve për pronën.

Ngjarja u denoncua nga shtetasi D. V., i cili kallëzoi se automjeti i tij ishte djegur pranë banesës në fshatin Pluk. Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Policisë së Lushnjës nisën veprimet hetimore për zbardhjen e rastit.

Si rezultat i hetimeve, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi M. B., 39 vjeç, banues në fshatin Pluk dhe me precedent penal.

Gjithashtu, policia identifikoi edhe shtetasin A. Z., 28 vjeç, i dyshuar si porositësi i djegies së automjetit. Sipas hetimeve, ai ka qenë në konflikt për motive pronësie me xhaxhanë e pronarit të automjetit të dëmtuar./ Zoom.al