Aplikacion
Policia e Lezhës ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e 9 majit në autostradën “Mamurras–Laç”, pranë kryqëzimit të Sanxhakut, ku u dhunua ish-kryetari i Partisë Demokratike për njësinë administrative Dajç në Zadrimë, Sokol Toma.
Sipas njoftimit zyrtar, 53-vjeçari është goditur me sende të forta nga disa persona ende të paidentifikuar, duke pësuar dëmtime në trup.
Policia bën me dije se menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Në kuadër të hetimeve, janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë në një territor të gjerë, ndërsa po kryhen edhe veprime të tjera hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Hetimet po zhvillohen nën drejtimin e Prokurorisë, ndërsa deri më tani motivet e sulmit ndaj ish-drejtuesit lokal të PD-së mbeten ende të paqarta.
Dhuna barbare
53-vjeçari Sokol Toma u godit me sende të forta në një sulm të dhunshëm nga persona të maskuar ndërsa për shkak të plagëve të marra është transportuar fillimisht për ndihmë mjekësore dhe më pas është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.
Agresorët i kanë shkaktuar dëmtime të rënda fizike, duke i thyer të dyja këmbët dhe duke i prerë një pjesë të veshit. Aktualisht, ai ndodhet i shtruar në repartin e ortopedisë, nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në aksin Mamurras–Laç, në zonën e Sanxhakut. Sipas informacioneve paraprake, autorët dyshohet se kanë qenë të maskuar. Pasi e kanë sulmuar me sende të forta, ata i kanë marrë edhe telefonin celular dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore