zoom

Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasjeje në Spanjë, 22-vjeçari arrestohet në Shëngjin

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasjeje në Spanjë, 22-vjeçari arrestohet në Shëngjin

Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Shëngjin.

Në pranga ka rënë i riu me iniciale O. P., i lindur në Lezhë, pas një operacioni policor pas informacioneve se fshihej në këtë qark.

Sipas policisë, i riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ndaj tij Gjykata në Ibiza ka lëshuar urdhër arresti më 18 maj 2026, për veprën penale “Vrasje”, e mbetur në tentativë.

Autoritetet shqiptare bëjnë me dije se po vijojnë procedurat për ekstradimin e 22-vjeçarit drejt Spanjës, ku do të përballet me drejtësinë për akuzat që rëndojnë ndaj tij.