Aplikacion
Një incident që pothuajse kaloi në heshtje para Kuvendit, ndodhi rreth mesditës. Policia e Shtetit ka zbarkuar sërish në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, por këtë herë pas lëvizjeve të dyshimta të një personi.
Ishte një i ri që për rreth 30 minuta ka bërë lëvizje të dyshimta në hyrje të Kryesisë së Kuvendit.

Kjo sjellje dyshuese ka bërë që shërbimet e Kuvendit kanë lajmëruar Policinë e Shtetit, të cilët janë në vendngjarje për verifikimin e personit, i cili më pas u shoqërua në komisariat. Paraprakisht bëhet me dije se i riu ka pasur një pistoletë çakmak, që i është nënshtruar ekspertizës së rastit. /ZOOM.AL/
U qëllua në krye të detyrës, ky është efektivi i policisë që u vra nga ish-ushtaraku