Aplikacion
Pas dorëheqjes së katër nënkryetarëve të Bashkisë së Tiranës, katër emra të rinj janë ngritur në detyrë.
Blendi Sulaj është një prej personave që është caktuar të mbajë detyrën, ndërsa informacione rreth tij kanë bërë xhiron e rrjetit këtë të enjte.
Blendi Sulaj kandidoi për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 Majit në Qarkun Tiranë. Para se t’i bashkohej PS-së, ai drejtoi degën e njësisë 9 në Tiranë në kohën kur e drejtonte Lulzim Basha pas ngjarjeve të zgjedhjeve 2021, si edhe ka mbajtur postin e nën/Kryetarit të Partisë Republikane.
Gjithashtu sipas një dokumenti që ka dalë në mediat sociale, Sula ka qenë i proceduar për ndërtim pa leje disa vite më parë. Zoom.al/

