zoom

Aktualitet

I përfshirë në një seri vrasjesh, Andrea Kalemi u qëllua me breshëri për hakmarrje?

Emri i 51-vjeçarit Andrea Kalemi, që iu bë atentat në Greq, lidhet me një sërë ngjarjesh kriminale.

Shqiptari dyshohet se u qëllua për motive hakmarrjeje.

51-vjrçari është i përfshirë në vrasje që në vitin 2001.

Në atë vit ai u prangos pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet belge, si i akuzuar se në bashkëpunim me vëllain e tij, Fatmirin, kishte vrarë vëllezërit shqiptarë Mevlan dhe Adriatik Çaça. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në Anderleht më 13 Prill 2001.

Pas 16 vitesh, në 2017-ën ai u arrestua sërish. Së bashku me 2 persona të tjerë, duke qenë të dehur, kundërshtuan punonjësin e policisë. Një person i katër që ishte me ta
goditi me shufër hekuri në kokë policin.

5 vite më vonë, atij i ekzekutuan djalin e hallës, Aleksandër Sadikajn.

Atentati ndodhi pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ndërsa për vrasjen e Sadikaj u përdor shpërthimi me eksploziv.

Disa muaj më vonë, në Tiranë u ekzekutua biznesmeni Edmond Papa, i dyshuar si organizator i vrasjes së Sadikajt. Kjo vrasje ndodhi si shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Sadikajt. Për vrasjen e Papës dyshohet se kanë marrë pjesë dy shokët e Andrea Kalemit. Albano Velo u arrestua, ndërsa tjetri, Andrea Bode është shpallur në kërkim.

Prokuroria ka dalë në rezultatin se Andrea Kalemi ka lidhje të ngushta shoqërore me Velon dhe Boden. Ata kanë pasur dyshime të vazhdueshme se vrasja e të riut Sadikaj u organizua në Sarandë, pikërisht në hotelin e Edmond Papës.