zoom

Stil

I njohur për jetën e tij të shthurur, reperi shqiptar tregon se më në fund do të bëhet baba

I njohur për jetën e tij të shthurur, reperi shqiptar tregon se më në fund do të bëhet baba

Reperi Buta (emri i vërtetë i së cilit është Betim Januzi) do të bëhet së shpejti baba. Artisti ka publikuar dy foto në Instagram, ku shihet duke përkëdhelur barkun e rrumbullakosur të bashkëshortes së tij, Fjollës.

Foton e ka shoqëruar me një emoji që tregon një familje.

Buta dhe Fjolla e kanë mbajtur shumë private marrëdhënien e tyre. Reperi ka publikuar një foto në shtator të vitit 2021 ku tregonte se çifti e kishte kurorëzuar dashurinë.

Daljet publike të Butës, ndonëse të rralla kanë qenë gjithmonë kaotike. Ai njihet për diss-et me kolegët e tij shqiptarë që në fakt nuk kanë mbetur vetëm në kuadrin e muzikës. Përplasjet fizike midis tij dhe reperit Mossi, si edhe konsumi i drograve të rënda, kanë qenë frymëzim për të dy reperët të cilët i tregojnë në këngët e tyre. Një vit më parë, vëllai i Butës, Qëndrimi vrau reperin e ri të njohur me emrin Strella, pas një konflikti me vetë reperin.

Postime të lidhura