Aplikacion
Një tentativë për vjedhje me thyerje në një subjekt tregtar në pedonalen e qytetit të Krujës është zbardhur nga policia, e cila ka identifikuar dhe shoqëruar autorin e dyshuar vetëm pak orë pas ngjarjes.
Sipas të dhënave nga uniformat blu, ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit, kur një person ka tentuar të hyjë me forcë në një market, duke dëmtuar xhamat e objektit.
Nga hetimet dhe këqyrja e provave të mbledhura, u bë i mundur identifikimi i një 14-vjeçari, i cili dyshohet se është përfshirë në tentativën e vjedhjes. I mituri u shoqërua në ambientet e komisariatit për procedurat e mëtejshme ligjore.
Gjatë veprimeve hetimore, policia sekuestroi një çekiç, i cili dyshohet se është përdorur për thyerjen e xhamave të marketit, si dhe veshjet që i riu mbante në momentin e ngjarjes.
Për shkak të moshës së të miturit, veprimet procedurale po kryhen në praninë e prindërve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve./ Zoom.al
I nxehti përvëlues merr mbi 12 mijë jetë në Europë, ekspertët: Duhet trajtuar si emergjencë