zoom

Lajme

“I mbyturi të mbyt!”, Kukësi nxjerr Partizanin jashtë Kupës dhe shkon në gjysmëfinale

“I mbyturi të mbyt!”, Kukësi nxjerr Partizanin jashtë Kupës dhe shkon në gjysmëfinale

Kukësi është kualifikuar për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, pasi eliminoi Partizanin.

Ndeshja e parë për kryeqytetasit ishte mbyllur 1-0 në favor të tyre, ndërsa mbrëmë në “Arenën e Demave”, Kukësi triumfoi 1-0. Për të përcaktuar fituesin u deshën penalltitë.

ë kuqtë ngacmuan portën kuksiane në minutën e 16-të. Ishte Mehmeti që provoi, por e menjëhershme përgjigja e portierit Tafas.

Për të ardhur te goli i verilindorëve, në të 21-tën, e majta perfekte e Hasajt përfundoi në rrjetë. Me avantazhin në xhep, të besuarit e Bledar Devollit u kujdesën më shumë për mbrojtjen.

Në minutën  e 34-të u shfaq Cara, por ky i fundit nuk ia doli dot të vendosë ekuilibrat.  Pjesa e dytë filloi me shumë dëshirë për ekipin e Shehit, me skuadrën që u përpoq që t’i ndryshonte rrjedhën sfidës. Në të 47-tën, Taipi tentoi nga goditja e dënimit, pa rezultat.

Partizani shtoi ndjeshëm presionin, duke zhvendosur kundërshtarin tërësisht në gjysmëfushën e vet dhe duke i shndërruar kështu minutat e fundit në mjaft emocionuese.

Koha e rregullt përfundoi me shifrat 0-1, ndërsa skuadrat iu drejtuan shtesës. Edhe në 30 minutat e tjera, u luajt e njëjta melodi, me Partizanin që nuk kishte saktësinë e duhur për të ndëshkuar rivalin.

Nga pika e bardhë e penalltisë Kukësi u tregua më i saktë, duke marrë kështu kualifikimin. Te ekipi nga kryeqyteti paguajnë shtrenjtë gabimin e Atanaskoskit, i cili nga 11-metra gaboi të dërgojë topin pas shpinës së portierit. /ZOOM.AL/