Aplikacion
“Kur personazhe të famshëm si Bella Hadid mbështesin hedhjen e hebrenjve në det, ata mbështesin eliminimin e shtetit hebre. Nuk bëhet fjalë për çështjen Izrael-Palestinë. Bëhet fjalë për çështje humanizmi. Turp për ju”, shkruan shteti i Izraelit në postimin në Twitter.
Në postimin në Twitter është përfshirë edhe një foto e Bella Hadid nga protesta e djeshme, në të cilën ajo shihej e veshur me një veshje tradicionale dhe me maskë në fytyrë.
Bella u shoqërua në protestë edhe nga babai i saj, Mohamed Hadid, i cili është me origjinë nga Palestina. Ata marshuan së bashku me mijëra njerëz të tjerë, pas një jave konflikti të përshkallëzuar në Rripin e Gazës mes Izraelit dhe Hamasit.
Edhe Gigi Hadid ka bërë disa postime në rrjete sociale në lidhje me këtë çështje.
“Nuk mund të mos sensibilizoheni kur shikoni se si merren jetë njerëzish. Nuk mundeni. Jetët e palestinezëve do të ndihmojnë në ndryshimin e botës. Dhe jetët e tyre po merren në sekonda”, ka shkruar Gigi.
Ndërsa në një postim tjetër ajo ka rrëfyer se babai i saj dhe familja e tij janë dëbuar nga shtëpitë e tyre në Palestinë në vitin 1948 dhe ata emigruan në Siri, më pas në Libi e Tunizi.