zoom

Aktualitet

I dogjën makinën, flet babai i drejtoreshës së Tatimeve: Autori me kapuç e maskë, shkak detyra

Pas ngjarjes dramatike ku u dogj mjeti i një zyrtareje të lartë vendore, vjen reagimi i parë, teksa hetimet për autorët ende të paidentifikuar po vijojnë.

Automjeti i Drejtoreshës së Tatim-Taksave në Bashkinë e Vlorës, Anjeza Shiko, u dogj ditën e djeshme, ndërkohë që lajmi u raportua sot dhe konfirmua nga policia vendore.

Në lidhje me ngjarjen ka folur babai i zyrtares së bashkisë, i cili pretendon se zjarr vënia është bërë për shkak të detyrës, pasi ata si familje nuk kanë hasmëri.

Ai ka treguar se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen djeshme rreth orës 22:15, ndërsa autori është kapur nga kamerat e sigurisë teksa hyn nga hyrja e garazhit.

“Ka ndodhur rreth orës 10:15 në mbrëmje. Vëremë nga kamerat që futet dikush nga hyrja e garazhit, vjen tek makina, i hedh benzinën që kishte në xhep. I maskuar me kapuç, me kapele me maskë, gri. Mbaroj punë dhe iku andej nga hyri.

Na njofton një komshi që pa tym në garazh. Vijmë këtu, morëm një kovë me ujë, zbresim poshtë. Morëm ujin, njoftuam zjarrfikësen, policinë, erdhën në kohë. Hasmëri nuk kemi, është vetëm për shkak të detyrës”, tregoi ai. /ZOOM.AL/