zoom

Aktualitet

I dehur në timon/ La të plagosur nënën me dy fëmijë, arrestohet shefi i Logjistikës në Policinë Kufitare Kukës

I dehur në timon/ La të plagosur nënën me dy fëmijë, arrestohet shefi i Logjistikës në Policinë Kufitare Kukës

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Rajoni Shkodër–Lezhë ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë I.D., me detyrë Shef i Logjistikës pranë DVKM Kukës, i dyshuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, në aksin rrugor Milot–Morinë, ku I.D., duke drejtuar automjetin e tij, është përfshirë në një aksident me një mjet tjetër.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasja XH.H. dhe dy fëmijë të mitur, Z.B. dhe S.B., të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Testi i alkoolit i kryer ndaj punonjësit të policisë ka rezultuar pozitiv, me vlera 1.00 mg/l dhe 0.98 mg/l. Për këto fakte, ai dyshohet për veprat penale “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, të parashikuara nga nenet 290/1 dhe 291 të Kodit Penal./ Zoom.al

Postime të lidhura