Aplikacion
Një nga të akuzuarit për skandalin e mikrokredive kreu vetëvrasje mëngjesin e kësaj të shtune.
Olsi Ibro, 45 vjeç, sipas policisë, u hodh nga lartësia e një pallati në ndërtim në rrugën “Ramazan Shijaku”.
Ai ndërroi jetë në vendngjarje.
Olsi Ibro ishte i shpallur në kërkim pasi u zbardh skema e mashtrimit me kredimarrësit e dy shoqërive Microcredit Albania dhe Final.



