zoom

Aktualitet

Humbën jetën dy persona! Arrestohet 29-vjeçari që dyshohet se shkaktoi aksidentin tragjik në Borsh

Humbën jetën dy persona! Arrestohet 29-vjeçari që dyshohet se shkaktoi aksidentin tragjik në Borsh

Policia ka arrestuar 29-vjeçarin Myfit Qevani si shkaktar të aksidentit me dy viktima mesditën e djeshme në rrugën e Plazhit në Borsh.

I riu raportohet se duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me furgonin.

Për pasojë, humbën jetën shoferi i furgonit 66-vjeçari Kujtim Mehmeti, dhe me pasagjerja në mjet, 70 vjeçarja me iniciale D. P..

29-vjeçari Myfit Qevani dhe pasagjeri në automjetin e tij, 23-vjeçari me iniciale P. A., janë transportuar në QSUT, Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Borsh/Në vijim të veprimeve për dokumentimin e aksidentit të ndodhur më 30.05.2025, në rrugën e Plazhit, Borsh, ku humbën jetën dy shtetas dhe u plagosën dy të tjerë, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi M. Q., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me një mjet të llojit furgon, që drejtohej nga shtetasi K. M., 66 vjeç, i cili së bashku me pasagjeren D. P., 70 vjeçe, ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi shtetasi M. Q. dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi P. A., 23 vjeç, janë transportuar në QSUT, Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar.

/ZOOM.AL

Postime të lidhura