zoom

Aktualitet

Humbën jetën 3 persona! Aksidenti tragjik në Kashar, arrestohet shoferi 29-vjeçar

Policia ka arrestuar drejtuesin që shkaktoi aksidentin me 3 të vdekur në Kodër Kashar, mbrëmë, pak pas mesnate. Bëhet fjalë për Zija Stefanescu (Murati) 29 vjeç, i cili ndodhet në spital.

Ndërkohë që nga aksidenti kanë ndërruar jetë vëllezërit Ismail Sulaj, 66 vjeç dhe Belul Sulaj, 63 vjeç, kushërinj të shoferit si dhe Dashamir Dema, 50 vjeç, kushëri i viktimave dhe shoferit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Z. S.(M.), 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me murin e një banese. Si pasojë kanë humbur jetën 3 pasagjerët në mjet, shtetasit I. S., 56 vjeç, B. S., 53 vjeç (vëllezër) dhe D. D., 50 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.