zoom

Sport

Hoti “nxeh” Partizanin, por Duamena ngrin të kuqtë, Colella: Më vjen keq!

Hoti “nxeh” Partizanin, por Duamena ngrin të kuqtë, Colella: Më vjen keq!

Partizani u ndal në një barazim 1-1 përballë Egnatias, për llogari të javës së 19-të Superiores.

Në pjesën e parë Cara humbi një penallti, me Sherrin që e ndali nga 11-m.

Gjithsesi Partizani nuk e uli ritmin dhe pas shumë aksionesh gjeti golin me Hotin, që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 80’.

Festa nuk zgjati sepse Egnatia barazoi me sulmuesin Duamena.

Trajneri Giovanni Colell, duke analizuar ndeshjen në “Oversport”, u shpreh se meritonin fitoren.

“Më vjen keq për rezultatin. Më vjen keq për djemtë, që kanë bërë një ndeshje mjaft të mirë. Çmimi i kësaj fitoreje mendoj që duhet t’i shkonte atyre. Jam i kënaqur për paraqitjen. Shpresoj që skuadra ta marrë si një hap mjaft pozitiv. Jam i bindur se nëse ekipi do të vazhdojë të zhvillojë të tilla paraqitje, do të jemi në garën për titull. Sot u barazuam nga cilësitë e një prej lojtarëve të Egnatias. Po të shohim se sa herë na ka rrezikuar Egnatia në portën tonë, kupton që nuk e meritu këtë rezultat…”, tha Colella. /zoom.al/