Aplikacion
Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e saj për fundjavën, duke theksuar se ditët në vijim do të shoqërohen me ndryshime, vendime të rëndësishme dhe lajme të papritura për disa prej shenjave të horoskopit.
Sipas saj, ndikimi i Hënës mbi Venusin sjell një periudhë më të qetë, me më shumë afërsi në familje dhe mundësi për të rregulluar marrëdhënie apo çështje personale.
Meri Gjini thekson se periudha 20-23 korrik mund të sjellë mbylljen e disa çështjeve të rëndësishme, ndërsa ndikimi i Uranit dhe Jupiterit pritet të sjellë zhvillime të forta, veçanërisht për personat e lindur në pesëditëshin e parë të çdo shenje.
Disa çështje kërkojnë durim dhe qetësi. Dashi duhet të shmangë reagimet impulsive dhe të veprojë me logjikë. Sipas astrologes, situatat do të fillojnë të qartësohen në javën që vjen. Në marrëdhëniet e konsoliduara mund të ketë zhvillime pozitive dhe vendime të rëndësishme.
Demët favorizohen nga një atmosferë më e qetë dhe sociale. Hëna dhe Venusi sjellin më shumë harmoni, por duhet treguar kujdes në komunikim me partnerin për të shmangur keqkuptimet. Në punë është moment i mirë për të diskutuar çështje të rëndësishme me persona që kanë ndikim.
Kjo shenjë është ndër më të ndikuarat nga hyrja e Uranit me Jupiterin. Mund të shfaqen mundësi të reja në karrierë, ndryshime profesionale dhe propozime që mund të sjellin përfitime ekonomike. Këshillohet që të mos lihen gjërat në dorë të rastësisë.
Gaforret vazhdojnë të jenë në një periudhë të favorshme. Mendimet dhe planet po marrin më shumë qartësi. Është moment i mirë për të organizuar pushime, për të menduar për të ardhmen dhe për të bërë plane afatgjata.
Luanët mund të përjetojnë një periudhë me më shumë optimizëm dhe vetëbesim. Ndikimi i Jupiterit dhe Uranit sjell mundësi për të dalë në pah, ndërsa fundjava mund të jetë një nga periudhat më të qeta për ta. Megjithatë, duhet të shmangin ekzagjerimet emocionale.
Me Hënën dhe Venusin në shenjën e tyre, Virgjëreshat do të kenë fokus te familja, shtëpia dhe çështjet personale. Një problem i vjetër që ka krijuar shqetësim mund të fillojë të zgjidhet, duke sjellë lehtësim emocional.
Peshoret duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje vetes dhe çështjeve të pazgjidhura. Kjo periudhë favorizon zgjidhjen e problemeve ekonomike, çështjeve të banesës apo vendimeve familjare. Edhe çështje që duken të vështira mund të marrin drejtim pozitiv.
Akrepat pritet të ndihen më të qetë dhe më socialë. Pozicioni i Venusit dhe Hënës sjell më shumë harmoni, por duhet të shmangen debatet në çift. Në aspektin profesional, është kohë e mirë për biseda dhe marrëveshje.
Për të lindurit në ditët e para të shenjës priten ndryshime të rëndësishme dhe lajme pozitive. Mund të hapen mundësi të reja, ndërsa të tjerët duhet të tregohen të duruar dhe të mos nxitojnë në vendime.
Bricjapët do të ndikohen shumë nga çështjet familjare. Mund të ndjejnë nevojën për ndryshim, por njëkohësisht dëshirën për të ruajtur stabilitetin. Kjo periudhë favorizon reflektimin dhe zhvillimin personal.
Ujorët mund të përballen me surpriza në jetën sentimentale. Sipas parashikimit, ndryshimet e papritura mund të rezultojnë pozitive dhe të hapin rrugë të reja. Këshillohet të jenë fleksibël ndaj mundësive që shfaqen.
Peshqit favorizohen në çështjet që lidhen me shtëpinë, familjen dhe mirëqenien personale. Për disa prej tyre mund të vijë një informacion i papritur në lidhje me punën, i cili fillimisht mund të duket tronditës, por më pas të rezultojë pozitiv./ Zoom.al