Aplikacion
Nga Lutfi Dervishi
Rreth sofrës së përbashkuar,
Mish me hormone e salmonela,
Konservat nga shekulli i kaluar,
Na bën mirë a keq Nutella?
Perimet janë me pesticide,
Frutat larë me DDT,
Hapen “hetimet” nëpër TV,
Konkluzioni: nuk na gjen gjë!
Asnjë skandal nuk na tund,
Askush nuk ka përgjegjësi,
Ngri dolli, ktheje me fund,
Mbytem Covidin ne me raki!
Se Zoti vetë e tha me gojë:
Se kombe shuhen përmbi dhé,
Por raca jonë do triumfojë
Le ta provojnë s’na gjen gjë ne