zoom

Aktualitet

Hidhet në erë me tritol lokali te “Donald Trump”! Pyetet pronari, pistat ku dyshon Policia

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali në Kamëz, e për fat të mirë pa të lënduar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:25, në rrugën “Donald Trump”, në lokalin e marrë me qira nga 24-vjeçari me iniciale O. M.

Uniformat blu raportojnë se nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. besohet se autorët kanë vepruar me mesazh paralajmërues, sepse kanë përdorur një sasi të vogël lënde plasëse, që besohet se ka qenë tritol (TNT).

Mësohet është dëmtuar fasada e jashtme e lokalit dhe janë thyer disa xhama. Në pyetje po merret pronari aktual i subjektit, për të zbuluar rreth konflikteve që mund të ketë pasur, si dhe pronari i vërtetë i lokalit, që e ka dhënë me qira.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 18.11.2023, rreth orës 04:25, në rrugën “Donald Trump”, në ambientet e jashtme të një lokali të marrë me qira nga shtetasi O. M., 24 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse. Si pasojë është dëmtuar fasada e jashtme e lokalit dhe janë thyer disa xhama. Nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”. /ZOOM.AL/