Aplikacion
Këtë të martë ishte seanca paraprake, ku pritej kalimi i dosjes për gjykim nga GJKKO, por mësohet se prokurori i çështjes, Elvin Gokaj ka afat deri në datën 10 mars 2025 për të plotësuar hetimet e munguara.
Arben Ahmetaj akuzohet nga SPAK se ka shpërdorur detyrën duke favorizuar për të privatizuar shoqërinë “Buka sha” nga bizmsmeni Lirim Fezollari.
Nga korriku i vitit 2023, Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.
Ahmetaj akuzohet për “shpërdorim detyre” kur ishte zv.kryeministër dhe për dëm ekonomik 7 miliardë lekë ndaj familjes Myderizi e cila ishte pronare e 50% të aksioneve në ndërmarrjen “Buka Sha”.
Për këtë çështje, Arben Ahmetaj ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se nuk ka kryer shkelje ligjore duke shtuar se asokohe Ministria e Ekonomisë pas vlerësimit i rriti përqindjen e aksioneve në këtë shoqëri familjes në fjalë e po ashtu ruajti aksionet shtetërore.
Sipas Ahmetajt, procedura e privatizimit të kësaj ndërrmarrjeje në fakt nis para 20 vitesh (në 2004-ën), por në 2014-ën kur ai ishte në krye të Ministrisë së Financave u bë përcaktimi i vlerës së paketës së aksioneve shtetërore në këtë shoqëri e po ashtu u përqindja që u takonte ish-pronarëve (familja Myderizi).
Arben Ahmetaj është i akuzuar nga SPAK edhe për çështjen e inceneratorëve, hetim nga i cili është i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Dëmtimi i policit të Rrugores, ministri: Nuk ka asnjë polic që të ketë tentuar të vrasë veten