zoom

Aktualitet

Hetim për ilaçet e rimbursueshme/ Gjykata urdhëron kontrolle në kompanitë e Nadir Çaushollit

Hetim për ilaçet e rimbursueshme/ Gjykata urdhëron kontrolle në kompanitë e Nadir Çaushollit

Gjykata e Tiranës ka urdhëruar kontrolle në kompanitë “Nedix Albania” dhe “Pharma Plus” si pjesë e hetimeve që lidhen me ilaçet e rimbursueshme.

Sipas informacioneve paraprake, këto kompani dyshohen të jenë biznese satelite të CFO Pharma të Nadir Çaushollit.

Kontrollet vijnë në kuadër të një hetimi më të gjerë për shfrytëzimin e sistemit të rimbursimit të ilaçeve, ndërsa autoritetet synojnë të zbardhin nëse ka pasur keqpërdorime apo aktivitet të jashtëligjshëm në lidhje me furnizimin dhe shpërndarjen e ilaçeve.

Hetimet pritet të vijojnë me mbledhjen e dokumenteve dhe të dhënave nga kompanitë e përfshira, ndërsa në vazhdim do të zbardhen edhe më shumë detaje./ Zoom.al

Postime të lidhura