Aplikacion
Hëna e re e muajit mars në shenjën e Peshqve pritet të shfaqet më 18 mars, duke sjellë një periudhë reflektimi, mbylljeje ciklesh dhe vendimesh të rëndësishme për shumë njerëz.
Sipas astrologëve, kjo fazë shoqërohet me ndikime të forta planetare që mund të nxisin emocione të thella, takime të papritura dhe mundësi për ndryshime të reja në jetë.
Shenjat më të ndikuara:
Binjakët
Kjo periudhë ka sjellë reflektim të thellë për karrierën dhe rolin tuaj profesional. Edhe pse mund të keni kaluar pengesa, hëna e re rikthen motivimin dhe krijimtarinë, duke ju ndihmuar të shihni një drejtim të ri që ju frymëzon.
Virgjëresha
Ndryshime të rëndësishme po ndodhin në marrëdhënie. Pas një periudhe reflektimi emocional, tani vjen momenti për të qenë më të sinqertë dhe autentikë me të tjerët, duke forcuar lidhjet personale.
Peshqit
Ky është një nga momentet më të fuqishme për ju. Energjia e kësaj hëne sjell rritje personale dhe vetëdije më të lartë. Është koha për të besuar intuitën dhe për të përqafuar ndryshimet që ju çojnë përpara./ Zoom.al