zoom

Lajme

Hëna e Plotë në Akrep “shkund” shenjat, javë me tensione dhe kthesa të forta

Hëna e Plotë në Akrep “shkund” shenjat, javë me tensione dhe kthesa të forta

Java tjetër do të nisë me një energji pozitive, sidomos në çështjet emocionale, marrëdhëniet dhe lidhjet romantike. Megjithatë, ndikimi i Hënës së Plotë në Akrep sjell tensione të brendshme, pasiguri dhe vendime të rëndësishme, veçanërisht në aspektin financiar.

Shenjat fikse (Akrepi, Demi, Luani dhe Ujori) do të ndjejnë më fort ndikimin e kësaj periudhe, ndërsa shenjat e ajrit përfitojnë mundësi të reja në fillim të javës.

Dashi

Java sjell takime dhe bashkëpunime të rëndësishme që ndikojnë si në ekonomi ashtu edhe në ndjenja. Mund të keni luhatje emocionale drejt fundjavës. Mos merrni vendime të nxituara.

Demi

Mbështetje financiare mund të vijë nga persona të afërt, por jo pa kushte. Hëna e Plotë sjell ndryshime në marrëdhënie dhe rreth shoqëror. Kujdes me konfliktet.

Binjakët

Fillon një fazë ndryshimesh dhe rinovimi personal. Rikthehen persona nga e kaluara që sjellin diskutime të rëndësishme. Kujdes në zgjedhjet emocionale.

Gaforrja

Ngarkesë në punë dhe përgjegjësi. Duhet organizim dhe kujdes në shpenzime. Mos u nxitoni në vendime financiare.

Luani

Fokus në të ardhmen dhe në familje. Mund të ndodhin ndryshime në bashkëpunime profesionale. Hapet rrugë për mundësi të reja.

Virgjëresha

Një periudhë ndryshimesh që sjellin mundësi të reja në punë. Dalja nga rutina është e domosdoshme, por kërkohet kujdes në vendime.

Peshorja

Fillim jave me zhvillime pozitive në dashuri dhe udhëtime. Financat kërkojnë organizim më të mirë. Shmangni investimet e rrezikshme.

Akrepi

Hëna e Plotë ju vendos në qendër të ndryshimeve në marrëdhënie dhe bashkëpunime. Mund të ndjeni presion emocional, por duhet qetësi dhe strategji.

Shigjetari

Javë dinamike me zhvillime në dashuri dhe krijimtari. Puna është e ngarkuar, por sjell edhe mundësi fitimi. Kujdes në komunikim.

Bricjapi

Familja dhe puna kërkojnë balancë. Financat janë në fokus dhe çdo vendim ka ndikim afatmesëm. Mos u nxitoni me shpenzimet.

Ujori

Një nga shenjat më të ndikuara nga Hëna e Plotë. Balanca mes karrierës dhe jetës personale është thelbësore. Mund të ketë ndryshime të papritura.

Peshqit

Financat kërkojnë disiplinë dhe organizim. Mund të ketë mundësi udhëtimesh dhe ndryshimesh në familje. Jeta emocionale përmirësohet./ Zoom.al

Postime të lidhura