zoom

Bota

Helikopteri rrëzohet mbi autostradën e madhe të Madridit, dy të plagosur (VIDEO)

Një helikopter ra mëngjesin e sotëm në kilometrin 6 të M-40 në Madrid (afër Ifema), duke shkaktuar panik tek udhëtarët e shumtë, që për fat nuk u bënë viktima të këtij fataliteti.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10 të mëngjesit dhe për momentin nuk dihen shkaqet.

Dy pasagjerët në bord kanë shpëtuar dhe pavarësisht goditjes në autostradë, asnjë makinë nuk është përfshirë.

Sipas informacioneve të para, helikopteri Enstrom 280FX Shark, me regjistrim F-HPUX, mund të jetë pjesëmarrës në panairin European Rotors që po mbahet këto ditë në Madrid.

Siç tregoi Emergjenca Madrid menjëherë më pas, dy pasagjerët janë plagosur, por jashtë rrezikut: “Policia i dërgoi të dëmtuarit në spital, njëri me traumë të lehtë në kokë dhe tjetri me një frakturë të mundshme të femurit”, njoftoi Shërbimi i Urgjencës së Madridit në një mesazh në Twitter.

Si pasojë e aksidentit është prerë një korsi në çdo drejtim të M-40 për të lehtësuar punën e shërbimeve të emergjencës. Në vendngjarje kanë shkuar disa zjarrfikëse dhe ekipe të Mbrojtjes Civile Samur. /A.Q./