zoom

Bota

Helikopteri bie në lumë, shuhet një familje! Mes viktimave, 3 fëmijë

Helikopteri bie në lumë, shuhet një familje! Mes viktimave, 3 fëmijë

Gjashtë persona, përfshirë tre fëmijë, u vranë pasi një helikopter që transportonte një familje turistësh u rrëzua në lumin Hudson në Nju Jork.

Familja prej 5 anëtarësh ishte nga Spanja dhe personi i gjashtë ishte piloti, u tha gazetarëve kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams.

“Zemrat tona shkojnë me familjet,” tha Adams.
Komisionerja e Policisë së Nju Jorkut, Jessica Tisch tha se identitetet e viktimave nuk do të bëhen publike derisa të njoftohen familjet. Shkaku i rrëzimit është nën hetim.

Pamjet video të incidentit tregojnë kur helikopteri bie në lumin Hudson.

Zyrtarët thanë se helikopteri humbi kontrollin menjëherë pasi u kthye në Urën George Washington për të lëvizur përgjatë vijës bregdetare të Nju Xhersit.

Helikopteri operohej nga New York Helicopters dhe u ngrit nga Downtown Skyport në orën lokale 14:59.